Cavani e vlerëson lojtarin Verretti

Cavani e vlerëson lojtarin Verretti

Edinson Cavani e cilëson Marco Verratti-n si lojtarin më të mirë me të cilin ai ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij.

Edhe pse Cavani ka luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj dhe të talentuar si Zlatan Ibrahimoviç, Luis Suarez, Diego Forlan, e tani edhe Neymar, gjatë karrierës së tij me Uruguaji-n, Napoli-n dhe PSG-në, ai e cilëson italianin si lojtarin më të talentuar.

Dyshja janë bashkëlojtarë te Paris Saint-Germain që nga viti 2013, duke arritur të fitojnë tre tituj të Ligue 1 së bashku.

Cavani gjithashtu ka thënë se mbrojtësi ndaj të cilit ka pasur më shumë vështirësi për të luajtur është mbrojtësi i Juventus-it, Giorgio Chiellini.