Nënkampionët e NBA kanë filluar të këndellen nga kriza e rezultateve

Nënkampionët e NBA kanë filluar të këndellen nga kriza e rezultateve

Cleveland Cavaliers ia dalin të triumfojnë edhe ndaj Detroit Pistons me rezultat 121:104, për të regjistruar fitoren e dytë radhazi, që është hera e parë për ekipin nga Ohio që fiton dy ndeshje rresht në këtë vit të ri.

LeBron James me 25 pikë, 14 asistime dhe 8 kërcime ishte edhe njëherë lojtari kryesor i Cavs, derisa kontribut të madh në këtë fitore dha edhe Kevin Love me 20 pikë e 11 kërcime.

Russell Westbrook ishte edhe njëherë i pandalshëm në fitoren, 122:112 të Oklahoma City Thunder ndaj Philadelphia 76ers.37 pikë, 14 asistime dhe 9 kërcime regjistroi 29-vjeçari, por nuk mbetet shumë pas edhe Paul George, që shtoi 31 pikë për Thunder.

Nuk mjaftoi paraqitja e mirë e Joel Embiid për Philadelphian, që u realizoi 27 pikë dhe 10 kërcime.Triumf i pritur për Houson Rockets në “Toyota Center” ndaj Phoenix Suns, me rezultat 113:102. James Harden ishte fantastik për vendasit me 27 pikë,10 kërcime dhe 8 asistime, ndërsa për Suns shkëlqeu dyshja Warren – Booker me 54 pikë në total, por që nuk ishin mjaftueshëm për të shmangur disfatën.