Turqia kërkesë OKB-së

Turqia kërkesë OKB-së

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka thënë sot se Turqia dëshiron që Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të kaloj një mocion për Jerusalemin, pas rritjes së shqetësimeve mbi palestinezët e vrarë nga trupat izraelite në Gazë, shkruan rtv21.tv

Në një intervistë për transmetuesin shtetëror TRT Haber, Çavusoglu poashtu ka thënë se një komision i pavarur duhet të përgatis një raport mbi dhunën në Gazë dhe se Izreli duhet të përballet me ligjin.

Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje dhjetëra protestues palestinezë në Gazë të hënën, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës hapën ambasadën e tyre në Jerusalem./21Media