Çavusoglu viziton Arabinë Saudite për krizën e Katarit

Për zgjidhje të krizës së Katarit

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu mbërriti sot në Arabinë Saudite ku pritet të takohet me Mbretin Salmane, në përpjekje për zgjidhjen e krizës diplomatike që po trondit vendet e Gjirit.

Riadi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti ndërprenë më 5 qershor marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike me Katarin duke e akuzuar për mbështetëse të organizatave ekstremiste që kërkojnë destabilizimin e rajonit.

Emirati ka hedhur poshtë në mënyrë të vendosur këto akuza.

Back to top button