Çdo ditë 19 fëmijë plagosen ose vriten në SHBA

Për një vit rreth 300 mijë fëmijë humbin jetën

Sipas një raporti të publikuar në SHBA, çdo ditë të paktën 19 fëmijë të moshës nën 17-vjeçare plagosen ose vriten në SHBA, transmeton AA.

Në raportin e publikuar nga Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve dhe që përfshin periudhën e viteve 2002-2014 bëhet e ditur se në SHBA çdo ditë vriten ose plagosen me armë të paktën 19 fëmijë të moshës nën 17-vjeçare.

Në këtë raport ku përfshihen edhe vetëvrasjet me armë, bëhet e ditur se për një vit rreth 300 mijë fëmijë humbin jetën dhe që rreth 6 mijë të rinj plagosen nga të shtënat me armë.

Në raport bëhet e ditur se numri i vrasjeve të cilat në vitin 2007 ka qenë 1038, në vitin 2014 ka rënë në 699, kurse numri i vetëvrasjeve me armë, i cili në vitin 2007 ka qenë 325, në vitin 2014 është ngritur në 532.

Back to top button