Ceca befason, thotë se në koncert ishin 10 mijë persona

Perforancën e sotme e quan një nga momentet më emocionuese në jetën e saj

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq sot ka performuar disa këngë folk serbe në veri të Mitrovicës në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij koncerti u komentua numëri i vogël i pjesëmarrësve, por Ceca e kundërshtoi këtë duke thënë se në atë koncert të pranishëm ishin mbi 10 mijë persona.

“Një nga momentet më emocionuese në jetën time. Nuk kam fjalë që mund të përshkruaj momentin kur pashë gjithë ata njerëz. Për transparencë në koncert ishin më shumë se 10 mijë njerëz”, ka shkruar ajo mbi disa fotografi të publikuara në “Instagram” nga ky koncert.

Ky koncert u mbajt me rastin e shprehjes së pakënaqësisë së serbëve për taksën 100% të vënë nga Qeveria e Kosovës.

Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro./21Media

Back to top button