Ceca fillon koncertin në Mitrovicë

Ceca në të zeza paraqitet para publikut

Këngëtarja serbe, Svetlana Raznatoviq e njohur në publik si Ceca, ka filluar të performojë në koncertin e saj që po mbahet në veri të Mitrovicës në Republikën e Kosovës.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur, me rastin e shprehjes së pakënaqësisë tyre për taksën 100% të vënë nga Qeveria e Kosovës, ata po ndjekin edhe përformancën e këngëtares serbe, Svetlana Raznatoviq.

Përveç këndimit, Ceca mbajti edhe një fjalim para qytetarëve serbë. Ajo shkurt iu drejtua publikut duke thënë se nëse ju duhet edhe ndonjë ndihmë humanitare do të mund ta bëjë. Ceca nuk e zgjati shumë duke theksuar se preferon të këndojë. Svetlana Raznatoviq po këndon këngë folk serbe.

Ceca ishte gruaja e shefit të mafias serbe, Zhljko Raznatoviq, i njohur si Arkani. Arkani ishte udhëheqës paramilitar dhe vrasës i mijëra shqiptarëve në luftën e Kosovës. Ai u vra në rrethana shumë misterioze më 15 janar të vitit 2000 në hotelin Plaza në Beograd. Pas vdekjes së tij, Ceca u zhduk nga mediat për një vit. Por megjithatë Arkani i la Cecës dy fëmijë dhe 14 milionë euro./21Media

Back to top button