Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00

Dy lojtarët e kombëtares kosovare, Bersant Celina dhe Atdhe Nuhiu do të përballen sot kundër njëri-tjetrit, në kuadër të rangut të dytë në futbollin anglez.

Celina në këtë ndeshje pritet të luajë nga minuta e parë, pasi është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Swansea City. Ndërsa, Nuhiu mund ta fillojë ndeshjen nga banka rezervë për Sheffield Wednesday.

Ndeshja do të fillojë nga ora 16:00, në stadiumin e Sheffield Wednesday.

Swan City gjendet në vendin e katër në tabelë, vetëm dy pikë larg liderit. Kurse, Sheffield Wednesday në vendin e shtatë./21Media