Celine me një urim të veçantë për binjakët

Celine me një urim të veçantë për binjakët

Këngëtarja kanadeze, Celine Dion befasoi fansat e saj me një fotografi. Si rrallëherë, ajo publikoi një fotografi të binjakëve të saj, Eddy dhe Nelson, për t’ua uruar ditëlindjen e nëntë.

“Buzëqeshje dhe dashuri e dyfishtë. Urime ditëlindjen e 9, Nelson dhe Eddy. Jam shumë krenare me ju. Ju dua”, shkroi ajo krahas fotografisë, transmeton rtv21.tv

Dion publikoi edhe fotografi të tjera të binjakëve dhe djalit të madh, Rene-Charles, që i ka me bashkëshortin e saj të ndjerë, Rene Angelil, i cili vdiq nga kanceri në janar të vitit 2016, në moshën 73-vjeçare.

Sa i përket profesional, ajo është në mes të turneut të saj botëror, të cilin e filloi në qytetin e Quebec-it në shtator. Pas disa vitesh ajo iu kthye turneve të saja./21Media