Çifti i njohur muajin e kaluar ishin në Kosovë

Çifti i njohur muajin e kaluar ishin në Kosovë

Për dallim nga aktorët e njohur turk, që zgjodhën të martohen me vendaset, Tolgahan Sayisman apo siç e njohin shumica me rolin “Çënarit”ka zgjedhur nusen me prejardhje shqiptare, modelen e njohur Almeda Abazin.

Mes tyre duket se ekziston një dashuri e madhe, e cila këtë vit është bekuar me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan.

Çifti i njohur, muajin e kaluar ishin në Kosovë për një vizitë njëditore. Pas vizitës së tij në trojet shqiptare, aktori shkroi në posim në Instagram në gjuhën shqipe, ku falënderoi të gjithë për pritjen e ngrohtë.

E së fundmi, “Çënari” në njëren prej fotografive të Almedës, e cila shfaqet me djalin e tyre, në gjuhën shqipe i tha se e do shumë.

“Të dua shumë”, shkroi aktori në Instagram.

Kujtojmë se, Sayisman së fundmi ka përfunduar xhirimet e serialit më të ri turk “Sampiyon”. E veçanta e këtij seriali është se në një skenë të ëmbël do të shfaqet edhe djali i Tolgahanit dhe Almedës, Efehani, i cili për herë të parë dhe para kamerave e thërret aktorin “baba”./21Media