“Mos përjetofshi më humbje të tilla”

“Mos përjetofshi më humbje të tilla”

Aktori turk, Tolgahan Sayışman i njohur te shqiptarët si ”Çënari” dhimbjen e shqiptarëve pas tërmetit të së martes është duke bashkëndje dhimbjen me të gjithë.

Reagimi i parë i aktorit ka qenë menjëherë pas tërmetit të martën. Kurse sot, aktori përmes një postimi në Instagram ka kujtuar tërmetin e vitit 1999 që mori shumë jetë në Turqi, ndërsa lutet që Shqipëria mos të përjetojë më të tillë histori.

“Ne vitin 1999 ne jetuam nje termet shume te rende 7.4 ball ku humben jeten dhjetra mijera njerez, prandaj dhimbjen qe ndjeni ju sot ne e kuptojme shume me mire, Zoti i ndihmofte te gjithe shqiptaret dhe mos jetofshi me humbje te tilla. Jemi me ty Shqiperi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ndihma nga më të ndryshmet për Shqipërinë tash e katër ditë ka dhuruar dhe po vazhdon të dhurojë i gjithë populli kosovar.t

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e marte, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Deri tani nga ky tërmet të vdekur kanë mbetur 49 persona.

Kujtojmë se, Tolgahani më 13 shkurt të vitit 2017 është martuar me modelen e njohur shqiptare, Alemda Abazin. Këtë vit çifti janë bekuar me një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan./21Media