Tolgahani nuk e lejon Almedën t'i postojë disa fotografi të caktuara në rrjetin social Instagram

Tolgahani nuk e lejon Almedën t’i postojë disa fotografi të caktuara në rrjetin social Instagram

Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman dhe e shoqja e tij shqiptare Almeda Abazi, janë bërë temë e diskutimeve në mediat turke. Kjo pasi që Almeda ka thënë para mediave se Tolgahani nuk e lejon atë t’i postojë disa fotografi të caktuara në rrjetin social Instagram.

Tolgahan ka ndërhyrë në bisedë duke e ndërruar temën që e shoqja ka hapur.

“Kemi marrë një ofertë për të luajtur bashkë në një film, por meqë gruaja ime nuk duket edhe aq e interesuar ka mundësi që do ta refuzojmë atë,” ka thënë ai.

Përndryshe aktori turk Tolgahan Sayisman është i njohur tek ne sidomos për rolin e tij tek seriali “Lale Devri”. Ai është në lidhje me ish misin Almeda Abazin që ka prejardhje shqiptar.