Aktori turk po e viziton Kosovën

Aktori turk po e viziton Kosovën

Aktori i njohur turk Yiğit Özşener, i cili në Kosovë ishte i njohur me emrin Cengiz përmes rolit të tij në serialin “Ezel”, sot është duke qëndruar në Rahovec, siç duket ai po e shijon momentin bashkë me verën e Rahovecit në festivalin e vjeljes së rrushit “HardhFest 2017”, shkruan rtv21.tv.

Cengiz si një aktor i njohur në Kosovë po bën “Selfie” me njerëz të shumtë dhe po shijon venën e njohur që prodhohet në vendin tonë.

Përveç aktorit Yiğit Özşener në këtë festival ka edhe shumë mysafirë tjerë të cilët po ashtu janë të famshëm./21Media