Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 prill

Loading...

Ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 prill

Shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të hidhet nesër në ora 12:00 në Nion të Zvicrës, pasi që ndeshjet e së mërkurës përcaktuan edhe dy ekipet e fundit, Liverpool e Barcelona, të cilët arritën të sigurojnë kualifikimin për fazën e ardhshme.

Shorti për çerekfinale nuk ka kufizime që do të thotë se tashmë ekipet e së njëjtit vend mund të luajnë kundër njëra-tjetrës.

I vetmi ekip spanjoll që ka mbetur në garë është Barcelona, ndërsa në çerekfinale janë kualifikuar të 4 skuadrat angleze Manchester City, Tottenham, Manchester United dhe Liverpool. Kjo ndodh për herë të parë që nga sezoni 2008-09, vit kur Barça e fitoi Ligën e kampionëve.

Juventus është ndoshta skuadra që të gjitha duan ta shmangin, pasi formës së lartë të Cristiano Ronaldos. Ajax dhe Porto e plotësojnë tetëshen e mbetur në garë.

Klubet që janë në çerekfinale kanë 21 kupa evropiane së bashku, vetëm Tottenham dhe Manchester City nuk kanë arritur të triumfojnë në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se, ndeshjet e para të çerekfinales do të luhen më 9 dhe 10 prill, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 prill.