Dashuri e vërtetë

Dashuri e vërtetë

Betimet e dashurisë përfundojnë me thënjen “deri sa vdekja të na ndaj” por çifti nga Kina realizuan ëndrrën e tyre martesore edhe pas vdekjes së Yang Lius 34-vjeçare.

Çifti ishin njoftuar përmes rrjeteve sociale, dhe dashuria e tyre çdo ditë ishte më e fortët por, gjithçka nisi të zbehej kur morën lajmin se Yang Liu  ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Në planet e tyre ishte edhe ëndrra për organizmin e një ceremonie të veçantë për martesën e tyre, shkruan rtv21.tv

Xu Shinan 35 vjeçar pas vdekjes së të fejuarës zbuloi se Yang para se të shtrihej në spital kishte zgjedhur fustanet e dasmave.

Unë i premtova se do t’i bleja asaj fustanin më të bukur të dasmave“, tha Xu i cili edhe kështu veproi.

Shinan me zemër të thyer bleu fustanin e bardh për të fejuarën të cilës ia veshi gjatë funeralit të kësaj të fundit, teksa ai kishte të veshur një kostum elegantë, kështu duke ceremoninë e vdekjes duke e krahasuar me atë të dasmës.

Ceremonia e veçantë u mbajt të shtunën në mëngjes në sallonin e varrimit të Dalian në Kinën lindore.

Grua, të lutem mos u shqetëso! Për mua, pjesa tjetër e jetës sime do të jetë në dhimbje, por nuk do të heq dorë, ‘citohet të ketë thënë Xu Shinan.

Çifti ishin në lidhje 12 vjet. Partnerja e Shinan luftoi me kancerin e gjirit për më shumë se 5 vite. Ajo kaloi në operacione dhe raunde të shumta të kimioterapisë, por ajo kurrë nuk qau dhe gjithnjë ishte e buzëqeshur, kujtoi Xu. /21Media