Certifikohen 17 ndërmjetësues në rajonin e Mitrovicës
26 Maj 2017
Shtatëmbëdhjetë ndërmjetësues të Rajonit të Mitrovicë janë certifikuar sot në një cermoni solemne
Shtatëmbëdhjetë ndërmjetësues të Rajonit të Mitrovicë janë certifikuar sot në një cermoni solemne
Gjatë kësaj ceremonie, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, theksoi se me zhvillimin e mëtejmë të institucionit të ndërmjetësimit, po lehtësohet puna në gjyqësorin e Republikës së Kosovës.
“Profesionet e lira, në veçanti Ndërmjetësimi, shënon hap përpara në ofrimin e shërbimeve efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksoi Ministrja Hoxha dhe vuri në dukje se profesionet e lira kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së shërbimeve në sistemin e drejtësisë.
Hoxha kërkoi nga ndërmjetësuesit e rinj që punën e tyre ta kryejnë me përkushtim dhe profesionalizëm dhe njëherësh duhet pasur parasysh ndjeshmërinë e fushë-veprimtarisë se tyre.
Ministrja i inkurajoi të pranishmit në ushtrimin e profesionit në pajtim me ligjin duke theksuar se fuqizimi i mëtejmë i këtij institucioni, është i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në vend.