Nisma - AKR - PD kalojnë pragun

Nisma – AKR – PD kalojnë pragun

Konferenca e certifikimit u hap nga kryesuesesja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valdete Daka duke shprehur ngushëllime për familjet në Shqipëri që humbën më të dashurit e tyre pas tërmetit. Në nderim të tyre anëtarët e KQZ-së  mbajten edhe një minutë heshtje.

Në fillim të mbledhjes u miratua rendi i ditës për certifikimin e rezultateve. KQZ paraprakisht kanë marrë konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykata Supreme që nuk ka çështje tjera për të shqyrtuar, andaj certifikimi mund të ndodhë.

Nga 1.961.213 votues gjithsejt të regjistruar, në zgjedhjet e 6 tetorit kanë votuar 826.916 persona në mënyrë të rregullt, dhe 47.035 me kusht, duke dërguar përqindjen e votuesve në 44.56%.

Nga këto vota 841.275 ishin të vlefshme, 20.897 të pavlefshme, ndërsa 12.374 të zbrazëta.

Votat, përqindjet si dhe ulëset në parlament për partitë e mëdha janë si vijim:

Vetëvendosje- 221.001 vota – 26.2% – 29 ulëse

LDK – 206.516 vota – 24.8% – 28 ulëse

PDK – 178.637 vota – 21.2% – 24 ulëse

AAK – PSD – 96.872 vota – 11.5% – 13 ulëse

Nisma – AKR – PD – 42.083 vota – 5.002% – 6 ulëse

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe një interpretimit të Gjykatës Kushtetuese, Qeverinë e Kosovës mund ta formojë vetëm partia apo koalicioni që i fiton zgjedhjet, që në këtë rast nënkupton Lëvizjen Vetëvendosje, e cila më pas ka të drejtën e përzgjedhjes se me cilën apo me cilat parti politike dëshiron ta formojë qeverinë e re për mandatin e ardhshëm katërvjeçar. /21Media