Sipas Cërvadikut, veprat e artistit të kombit do të jetojnë gjithë

Sipas Cërvadikut, veprat e artistit të kombit do të jetojnë gjithë

Vetëm katër ditë pasi u nderua me titullin “Nderi i Kombit” nga Republika e Shqipërisë, në moshën 63 vjeçare vdiq valltari, Rexhep Çeliku.

Me rastin e vdekjes së tij, këngëtari i mirënjohur i zhanrit popullor, Shaqir Cërvadiku është shprehur se edhe pse iku herët nga kjo botë, ikona e valles shqipe dhe veprat e tij do të jetojnë gjithmonë.

”Iku heret nga kjo botë ikona e vallës shqipe Rexhep Çeliku. Por veprat e tij te artit skenik do të jetojnë gjithëmonë. U prehtë në paqe Artisti i Kombit”, ka shkruar Cërvadiku në facebook.

Ndryshe, i njohur për performancat e tij të jashtëzakonshme të valleve shqiptare, Rexhep Çeliku u prezantua në rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role, brenda dhe jashtë Shqipërisë./21Media