Negociatat për formimin e koalicionit në Gjermani

Negociatat për formimin e koalicionit në Gjermani

Gjatë bisedave për partnerët e ri potencial në koalicionin qeveritar, konservatorët e kancelares, Angela Merkel dhe Partia e të Gjelbërve kanë shpalosur qëndrime të ndryshme rreth çështjes së migracionit.

Unioni Demo-kristian i Merkelit, Liberalët dhe të Gjelbrit ende nuk kanë marrë vendimin për atë se a do të fillojnë gjatë kësaj jave bisedat për formimin e koalicionit, shkruan rtv21.tv

Problemi kryesor mbetet qasja ndaj problemit të migrantëve, në veçanti rreth asaj se a duhet të ju lejohet të afërmve që t’iu bashkohen familjarëve të tyre, të cilëve ju është mundësuar strehimi në Gjermani, por jo edhe azili.

Migrantët që kanë këtë status aktualisht nuk mund të sjellin të afërmit e tyre në Gjermani, ndërsa aleati i Merkelit, Volker Kauder, deklaroi se aktualisht nuk ka hapësirë për manovrim.

Ai tha se nëse lejohet hyrja e e të afërmve të migrantëve, atëherë në Gjermani do të arrinin rreth 300 mijë njerëz. Klaudia Rot, nga radhët e të Gjelbërve, mohoi pretendimet e Kauderit, duke thënë se në këtë rast në Gjermani do të hynin prej 50 deri në 70 mijë njerëz./21Media