Bletët, spërkatësit më të mirë të bimëve

Bletët, spërkatësit më të mirë të bimëve

Spërkatja e tepërt kimike e bimëve në përgjithësi, ka ndotur pjesën më të madhe të ujit, tokës dhe ajrit në botë ngase 98% e një spërkatjeje nuk qëndron në bimë, por do bie drejt në tokë ku më pas mbaron në urërat tokësore.

“Fermerët mundohen të mbajnë bimët sa më larg insekteve të ndryshme duke i spërkatur me pesticide të ndryshme, por vetëm 2 deri në 5% e asaj që është spërkatur i ngjitet bimës”, thotë Varasani, profesor i inxhinierisë mekanike në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets.

Në të njëjtën kohë, po rrezikohet edhe humbja e biodiversitetit, pasi bimët e egra dhe kafshët kanë më pak hapësirë për të jetuar.

Mirëpo sipas Hannah Wittman, ka edhe nga ata fermer që preferojnë që të mbjellat e tyre të jenë sa më të shëndetshme, duke mos përdorur pesticide fare, por mënyra të tjera.“Ata duan të përdorin strategji të larmishme prodhimi, menaxhim të integruar të dëmtuesve dhe të rritin ushqimin për t’u shitur në vend, jo në një treg të mallrave.” u shpreh Hannah Wittman, drejtore akademike në Qendrën për Sistemet e Qëndrueshme të Ushqimit në Universitetin e Kolumbisë.

Ndërkaq zvogëlimi i nevojës për pesticide të shumta dhe për të ndihmuar në mbrojtjen e bimëve është sjellë një substancë pikërisht aty ku është e nevojshme – bletët e gjalla.

“Bletët jo vetëm që ndihmojnë bimët të rriten dhe riprodhohen gjatë punës së tyre si polenizues, por gjithashtu mund të rekrutohen për të dhënë kërpudha të dobishme që mbrojnë bimët, duke zvogëluar nevojën për pesticide. Ngjashëm me njerëzit që përdorin kërpudhat e dobishme për të prodhuar ilaçe me antibiotikë si penicilinën, kërpudhat e dobishme mund të rritin edhe shëndetin e bimëve.” u shpreh Roselyne Labbé, një eksperte në entomologjinë serë të Bujqësisë në Harrow të Ontarios, ku tregoi se ato gjithashtu minimizojnë dozën e nevojshme, duke e dhënë atë në shënjestër dhe shpërndajnë atë në mënyrë të barabartë.

“Vektorimi i bletëve do të jetë më pak i lodhshëm dhe mund të zvogëlojë ose ndoshta edhe të zëvendësojë përdorimin e pesticideve.Brenda koshereve të bletëve, vendoset një kuti pluhur me dozë inokulanti në mënyrë që bletët të ecin nëpër të për të dalë në ambientet e jashtme dhe të përfundojnë punën e tyre”, u shpreh Malik

Me fermat që kanë një pjesë të madhe të tokës, është e pamundur të largohet ndikimi i tyre në mjedisin natyror krejtësisht. Sidoqoftë, një mënyrë për të zvogëluar ndikimin e tyre është sjellja e bujqësisë në sera artificiale të mëdha.

“Ndërmarrjet bujqësore artificiale në qytet mund të jenë një mundësi e mirë për të rritur më shumë zarzavate të freskëta në vend por edhe pse është një përdorim i mirë i tokës margjinale, ajo nuk do të jetë një zëvendësim për fermat natyrore”, tha Hannah Wittman, profesoresh në Universitetin Britanik te Kolumbisë.