Kjo fotografi e tij mund të nënkuptohet në shumë forma

Kjo fotografi e tij mund të nënkuptohet në shumë forma

Reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj i njohur me emrin artistik si Stresi është mjaft aktiv në rrjetet sociale.

Në llogarinë e tij në Instagram ai ka publikuar një fotografi të një mashkulli që po mbante barkun, gjoja se është shtatëzënë e kjo fotografi e tij mund të nënkuptohet në shumë forma.

Ka komente të atilla se mos kjo fotografi po aludon me “Paradën e Krenarisë” të komunitetit LGBTI.

Reperi ka marrë komente të shumta në këtë fotografi, por vet ai nuk ka treguar se për çka bëhet fjalë, shkruan rtv21.tv

Projekti i fundit i Stresit është “Gunshot”, që erdhi në bashkëpunim me Anestezionin./21Media