Disa këshilla për lëkurë të yndyrshme

Disa këshilla për lëkurë të yndyrshme

Kur lëkura e yndyrshme është gjenetike atëherë është më e vështirë të trajtohet apo të mbahet nën kontroll. Mirëpo, po të ndryshonit rutinën tuaj do t’i bënit një nder më të madh lëkurës.

Duhet t’i kushtoni rëndësi më shumë produkteve që i vendosni si dhe nuk duhet të anashkaloni dietat. Ushqimet që konsumoni ndikojnë direkt në lëkurën tuaj, përcjellë rtv21.tv.

Duhet t’i shmangni ushqimet e skuqura, të paketuara apo ushqimet që përmbajnë shumë sheqer.

Produktet që i vendosni në fytyrë është e rëndësishme të kenë në përbërje ujë dhe jo vaj si dhe produktet që lexojnë “noncomedogenic”, të cilat nuk i bllokojnë poret.

Ka shumë produkte natyrale që i keni në shtëpi dhe mund të ju ndihmojnë të reduktoni yndyrën në lëkurën tuaj, siç janë: mjalti, domatet, aloe vera, limoni si dhe maskat me argjilë.

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për domate

Rezultate imazhesh për aloe vera

Rezultate imazhesh për lemon

Mirëpo, një gjë duhet ta dini që nëse lëkura e yndyrshme shoqërohet me akne të përkeqësuara apo me infeksione duhet të kërkoni patjetër ndihmën e dermatologut./21Media