“E kam shumë problem se jam...”

“E kam shumë problem se jam…”

Në emisionin veror të RTV21, “21 Gradë” sonte ishin të ftuar dy rep-artistët e njohur dhe shumë të dashur shqiptarë: Majk dhe Onat.

Majk gjatë intervistës tregoi që ditën e nisë në orën pesë të mëngjesit, përcjell rtv21.tv.

Unë e nisi ditën në pesë të mëngjesit, më del gjumi shumë herët. Kam qejf shumë me flejtë, por nuk mundem. Më del gjumi në pesë edhe e kam shumë problem se jam i vetmuar deri në 11, se nuk zgjohet askush prej gjumit.”, tha Majk.

Ai më tutje tregoi që ndonjëherë edhe në orët e para të mëngjesit lëshon film për të shikuar, por që edhe kur përfundon filmi është herët pasi që askush nuk zgjohet herët.

Të dy rep-artistët treguan detaje të pathëna më parë si për jetën private ashtu dhe atë profesionale./21Media