Adelina kishe kënduar në fushata të LDK-së pa pagesë

Adelina kishe kënduar në fushata të LDK-së pa pagesë

Adelina Ismaili konsiderohet si Diva Shqiptare, ajo  solli një frymë më ndryshe në trojet shqiptare.

Në mesin e shumë këngëve që ajo ka në arkivat e saj gjendet edhe kënga “Ushtrinë time do ta bëj” e publikuar në vitin 1998.

E ftuar në nje emision televiziv Adelina ka treguar se tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë ajo ku i këndonte një ushtrie shqiptare, që do të udhëhiqej nga Ibrahim Rugova.

Adelina tregoi se për këtë këngë ka folur edhe me ish-Presidentin.

I ka pëlqyer që është rock. Po futëm në borxh të madh se je ka më këndon për së gjalli. I pata thënë se President në rastin tënd guxoj ta bëjë këtë. Me mua ka qenë shumë i qetë në bisedë. Do të mund t’i thoja me këtë të renë “shumë kuller”, ka thënë Adelina


Ajo ka kujtuar edhe kohën kur kishte kënduar në fushata të LDK-së, ku thotë se asnjëherë nuk ka pranuar të paguhet.

“E ka marrë vesh Ibra (presidenti Rugova) që po këndoj pa pare. E ka caktuar dikë të merret me pagesën time. Po u thash se nuk i marrë Presidentit para”, shtoi ndër të tjera Adelina. /21Media