Enkelejda fustanin e parë e ka qepur në moshën 11- vjeçare

Enkelejda fustanin e parë e ka qepur në moshën 11- vjeçare

Protagonistja e rradhës në rubrikën “Më mirë këtu apo atje” ishte stilistja Enkelejda Shatri.

Enkelejda fustanin e parë e ka qepur në moshën 11- vjeçare që për të ka rezultuar i bukur.

Ajo ka treguar se fillimisht ka dashur të bëhej oficere profesion ky që e kishte pasur babai i tij .Por kur erdhi koha të konkuroj babai i tij nuk e kishte lejuar.

Stlistja ndër të tjerash ka thënë se është mësuar me lëvizjet ose me jetesën  nga një qytet në tjetrin, shkruan rtv21.tv

“Kam lindur në Vlorë në moshën 3 vjecare kam shkuar në Fier, kam jetuar 15 vjet që andej jam kthyer në Tiranë pastaj jam martuar në Istog dhe jetoj në Prishtinë” ka treguar ajo.

Gjithashtu ajo ka treguar krahasimin se si vishen në Kosovë dhe Milano.

“Milano-Prishtinë dallimi është shumë i madh sepse në Milano paguajnë shtrenjtë dhe blejnë firmato dhe në shumicën e rasteve janë më shumë klasik se sa modern. Në veshjet e tyre egzistojnë elemente të trendit por nuk e kanë të egzagjëruar” ka thënë Enkelejda.

Sipas saj në Prishtinë klasikja egziton më pak, nuk investohet si në Milano sepse nuk i kemi mundësitë por  ajo tha se këtu janë  më shumë fashionista./21Media