Ka treguar ai në Twitter

Ka treguar ai në Twitter

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudau ka publikuar në faqen e internetit listën e këngëve që do t’i dëgjojë këtë verë.

Ndër interpretuesit e preferuar të kryeministrit kanadez është Drake, Fillon Apple, Peter Gabriel, etj.

“Çka dëgjoj këtë verë? Çka do të duhej”, ka shkruar në anglisht dhe frëngjisht Trudau ku publikoi listën në Twitter.

Trudau, nuk është zyrtari i parë botëror që publikon listën e këngëvë në internet. Para tij këtë e ka bërë ish-presidenti i SHBA-ve Barack Obama në vitin 2015 i cili ka zbuluar se dëshiron ta dëgjojë Stevie Wonder, Bob Dylan, Aretha Franklin.