Çfarë nafte po importojmë?

Dogana dhe MTI dështojnë të sigurojnë cilësinë e derivateve të naftës

Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është në gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm. Kjo është e gjetura kryesore e auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës” nga Zyra Kombëtare e Auditimit. Në raport thuhet se përkundër përpjekjeve për të siguruar cilësinë e derivateve të naftës, kontrolli dhe monitorimi i këtyre produkteve është përcjellë me mangësi të shumta./21Media

Back to top button