Dua nuk ka të ndalur

Dua nuk ka të ndalur

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa mbrëmë ka shënuar edhe një sukses tjetër. Kosovarja ka rrëmbyer tri çmime në Spanjë, ku u zgjodhë artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë.

Këtë lajm e ka bërë publik vetë këngëtarja për 20 milionë e 800 mijë ndjekësit e saj në instagram.

“Çfarë nate! Tri çmime! Artistja më e mirë me albumin dhe këngën më të mirë ‘New Rules’ Faleminderit LOS40MusicAwards  për këtë mbrëmje perfekte. Do t’i ndajë të gjitha me juve nesër po sot  verë”, ka shkruar Dua me këtë rast.

Dje është publikuar videoklipi i këngës së shumëpritur të Andrea Bocellit që është në bashkëpunim me Dua Lipën. Kënga titullohet “If Only” dhe është lansuar dje në kanalin zyrtar të Andrea Bocellit, në Youtube. Kujtojmë që kënga në versionin audio ishte publikuar ditë më parë në të gjitha platformat online, e cila ka marrë mbi 500 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media