Çfarë ndodh me kufijtë e Kosovës në rast të marrëveshjes me Serbinë?

“Problemi është se cili është shtrati i statusit të Kosovës, a janë kufijtë e vitit 1974 apo kufijtë e tjerë që do të thotë synohet të negociohet”

I ftuar në emisionin debatues “Click” të RTV21, sonte i ftuar ishte juristi, Enver Hasani, i cili bëri analiza juridike zhvillimeve të fundit që ndodhën në Kosovë.

Hasani shpjegoi se çfarë do të ndodh me kufijtë e Kosovës në rast të marrëveshjes me Serbinë.

Te rasti i jonë po synojmë me cenua një parim që është njëri prej pesë ose gjashtë parimeve dhe normave më standarde të së drejtës ndërkombëtare dhe ai është parimi i  Uti possidetis juris. Parimi që natën e shpalljes së pavarësisë, në momentin e shpalljes së pavarësisë kufijtë administrativ shndërrohen në kufij shtetëror, ndërkombëtarisht të pranuar nga ato shtete që e njohin atë gjendje dhe ne i kemi përmbi 100 qind.“, deklaroi ai.

Sipas Hasanit, standardi po synohet të zhvlerësohet dhe të bëhet objekt primar i bisedimeve Kosovë- Serbi.

“Ky standard ndërkombëtar dhe i sanksionuar me Kushtetutën e Kosovës synohet të zhvlerësohet dhe të bëhet objekt primar i bisedimeve Kosovë-Serbi që supozohet, thuhet që qon deri te njohja. Kjo nuk e prek statusin, s’është problem statusi, problemi është se cili është shtrati i statusit të Kosovës, a janë kufijtë e vitit 1974 apo kufijtë e tjerë që do të thotë synohet të negociohet.“, tha ai.

Enver Hasani gjithashtu deklaroi që për negocim dhe nënshkrim të marrëveshjeve që janë nga neni 18.1 edhe në Kosovë edhe në vende të tjera duhet mandat i veçantë nuk mund të ketë mandat me një shumicë të thjeshtë dhe nuk mund të kenë mandat të gjitha organet shtetërore./21Media

Back to top button