Arsyet pse nuk duhet konsumuar buka e bardhë

Arsyet pse nuk duhet konsumuar buka e bardhë

Shumë njerëz kanë ndryshuar mënyrën e jetesës, duke hequr dorë nga buka dhe duke u fokusuar më shumë në dieta që nuk përmbajnë karbohidrate.

Këta njerëz, kanë ndarë përfundimet e këtij ‘eksperimenti’ në rrjete sociale dhe sipas tyre, ndihen më të shëndetshëm, kanë humbur kilogramë dhe ndihen më energjik.

Ja disa fakte rreth bukës së bardhë dhe disa arsye pse nuk duhet ta konsumoni atë.

Një produkt i panevojshëm

Në fillim, kokrrat e grurit kanë një nivel të lartë vitaminash, por të gjitha këto, zhduken gjatë përpunimit. Edhe mielli i kualitetit të lartë, përmban vetëm 30% të atyre produkteve të nevojshme.

Mungesa e shijes

Buka e bardhë është pa shije. Megjithatë, kjo është një ndër arsyet pse shumica e pëlqen. Në këtë mënyrë, e shijojnë më mirë ushqimin me të cilin e shoqërojnë atë.

Probleme me lëkurën

Ne jemi çfarë hamë dhe nëse një person ha vetëm produkte brumërash, atëherë do të përballen me probleme lëkure. Përpara se të konsultoheni me një gjinekolog ose dermatolog, provoni të ndryshoni dietën tuaj.

Plakje e parakohshme

Siç e dini tashmë, buka e bardhë është një produkt që nuk ka përbërës të dobishëm. Duke ngrënë ushqime pa vitamina, trupi ynë e ka shumë të vështirë të qëndrojë i ri.

Varësia

Buka është si drogë. Mielli shkakton rritjen e nivelit të sheqerit në trupin tonë, kështu që dhe niveli i insulinës rritet. Kur hani një fetë bukë, vërtetë niveli i sheqerit rritet, por bie shpejt dhe filloni të ndiheni më keq, duke bërë kështu që të keni dëshirë të hani akoma më shumë karbohidrate. Një ndryshim i tillë në nivelin e sheqerit, mund të çojë në probleme me diabetin.