Qendra e Studentëve në Prishtinë, mundësi e mirë për studentët

Qendra e Studentëve në Prishtinë, mundësi e mirë për studentët

Tashmë pjesë e kampusit të studentëve është funksionalizuar edhe konvikti i tetë, gjë që do të bëjë që Qendra e Studentëve në Prishtinë të ketë kapacitet për të akomoduar 4000 studentë të Universitetit të Prishtinës.

Me vetëm 35 euro në muaj, studentët do të kenë mundësi që të banojnë në një ambient të këndshëm studentor si dhe të kenë dy shujta në ditë në menzen studentore.

Për më shumë hollësi rreth risive që do të jenë këtë vit në qendrën studentore, sot në kuadër të programit të mëngjesit “Për ditë të mbarë” në Rtv21, ishte i ftuar drejtori i QSP, Fatmir Sfishta, bisedën me të cilin do të mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm./21Media