Khloe e vendosur!

Khloe e vendosur!

Khloe Kardashian ka qenë në qendër të mediave rozë që prej ndarjes nga ish-partneri i saj, Tristan Thompson, në fillim të vitit 2019. Që atëherë ylli televiziv nuk ka pranuar të takojë asnjë person tjetër apo të fillojë lidhje dashurie.

Burime ekskluzive kanë zbuluar së fundmi për ‘Hollywoodlife’ se Khloe-s i është bërë presion përsa i përket jetës private dhe faktit për mos të qenë ‘single’.

Burimet kanë shtuar se miliarderja ka pasur shumë kërkesa për të njohur njerëz të rinj këtë periudhë, megjithatë ajo nuk ndihet gati. Khloe u ka treguar njerëzve më të afërt se nuk dëshiron të përfshihet në një lidhje dashurie dhe se çdo gjë ja ka lënë kohës.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe Tristan ka kërkuar publikisht të rikthehet me të, megjithatë duket se Khloe ka vendosur të marrë kohën e vetë për t’u ndjerë mirë.

Khloe dhe Tristan i dhanë fund lidhjes së tyre në fillim të vitit 2019, për shkak të tradhëtisë së tij me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Çifti janë prindër të një vajze 1 vjeçace me emrin True./21Media