Në emisionin 21 Gradë të RTV21, i ftuar ishte ikona e muzikës rok, Veli Sahiti, pjesë e grupit Trix

Në emisionin 21 Gradë të RTV21, i ftuar ishte ikona e muzikës rok, Veli Sahiti, pjesë e grupit Trix

Vokalisti i grupit të famshëm të rokut kosovar Veli Sahiti në intervistën për 21 Gradë foli për një grup tjetër të suksesshëm kosovar, Fisnikët.

Ai tha se Fisnikët tingëllonin sikur Trix-i, duke shfrytëzuar rastin pastaj që të lavdërojë ata, duke thënë se është një ndër grupet më të mira, duke ruajtur korrektësinë e tyre, shkruan rtv21.tv.

Këngëtari përshëndeti grupin e veçanërisht solistin Agim Gërguri, i cili sipas Sahitit ka ditur ta mbajë grupin, duke marrë shembull vetë Trix-at të cilët kanë punuar për 20 vite por është dashur të ndahen.

Veliu thotë se Fisnikët janë i vetmi grup që i kanë mbijetuar krizës kohore, materiale e të tjerave, duke cekur në funt se ka një konsideratë të veçantë ndaj tyre.

/21Media