Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me bordin e ARKEP-it?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP.
Duke theksuar rëndësinë që ka ARKEP-i si rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare, Kurti theksoi mbështetjen për këtë institucion drejt jetësimit të vizionit për zhvillim të këtij sektori.
Në takim u bisedua për aktivitet në të cilat është duke u angazhuar ARKEP-i, drejt krijimit të një tregu konkurrues, i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë. U bisedua për sfidat dhe mundësitë për zhvillim të sektorit të komunikimeve elektronike në Kosovë, si dhe shërbimeve telekomunikuese, që përmbushin kërkesat e konsumatorëve.
Në takimin e përbashkët ishin kryetari i Bordit, Nazim Rahimi dhe anëtarët Lule Ahmedi, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku Rizaj dhe Arijan Qorolli, të emëruar nga Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 27 maj 2021./21Media

Back to top button