Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me nënsekretarin italian?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim nënsekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Italisë, Benedetto Della Vedova  theksoi vullnetin e Qeverisë së Kosovës për rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve dhe gatishmërinë për tërheqje të investimeve në Kosovë.
Duke biseduar për indikatorët pozitiv ekonomik, Kurti dhe Della Vedova u pajtuan se demokracia është mënyra më e mirë për të arritur rritje ekonomike.
Della Vedova përgëzoi kryeministrin për pozicionimin e qartë të Qeverisë së Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.
Në takim u theksua domosdoshmëria e parandalimit të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor./21Media

Back to top button