Chabert: Haradinaj po gjyohet për akuza të reja

Ambasadori foli edhe për Demarkacionin 

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Didier Chabert, para studentëve kosovar foli për historikun e diplomacisë publike franceze, për themelimin e shtetit të Francës, tranzicionin nga monarkia në Republikë, rolin e Presidentit si i pari i shtetit, e shumë më tepër.

Gjatë ligjëratës u prek edhe tema e arrestimit të ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze. Ai ka deklaruar se gjyqi francez është i obliguar ta shqyrtojë flet-arrestin e lëshuar nga Serbia sepse nuk është e njëjta lëndë për të cilën Haradinaj është liruar.

Chabert tha se këto pyetje duhet t’i parashtrohet më tepër serbëve të cilët janë ata që e kanë lëshuar mandatin për arrest. Ai po ashtu tha se fletë-arresti për Haradinajn nuk ka të bëjë me çështjet për të cilat kryetari i AAK-së është gjykuar dhe shpallur i pafajshëm më parë.

Në prag të zgjedhjeve në Francë, ambasadori komentoi edhe mundësinë e fitimit të kandidate, Marie Le Pen dhe mundësinë e ndryshimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.

Sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Chabert tha se Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtete mike dhe kjo është një çështje që duhet zgjidhur.

“Kanë qenë dy kushte për të cilat janë parashtruar, demarkimi i kufirit me Malin e Zi, dhe unë mendoj se Mali i zi është një shtet aq mik i Kosovës i cili i ka pranuar rreth 1 milion refugjatë gjatë luftës në Kosovë, dhe unë mendoj se nuk duhet të ketë vështirësi për demarkimin e një kufiri me një shtet mik me të cilin nuk ke kurrfarë telashesh. Askush nuk ka parashtruar kusht Kosovës për demarkimin e kufirit me Serbinë meqë e dimë se nuk është realizuar”, shtoi ai.

Sipas Chabert,  përgjigja pse ky kusht për liberalizimin e vizave nuk është përmbushur duhet të kërkohet nga deputetët e parlamentit të Kosovës dhe jo tek Bashkimi Europian./21Media

Back to top button