"Jam shumë i kënaqur që kemi pasur shumë raste me shumë lojtarë dhe kemi bërë diçka që mund të them urime, urime"

“Jam shumë i kënaqur që kemi pasur shumë raste me shumë lojtarë dhe kemi bërë diçka që mund të them urime, urime”

Kosova shënoi fitore shumë të rëndësishme në takimin e së hënës mbrëma përballë Malit të Zi. Me dy golat e shënuar në pjesën e parë, Kosova arriti të sigurojë një tre pikësh që mbanë gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm për në Euro 2020.

Pas ndeshjes në konferencën për media, përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes u shpreh shumë i lumtur me fitoren e arritur duke ditur faktin se ditë më parë ai këtë ndeshje e kishte cilësuar si ndeshjen më të rëndësishme në historinë e Kosovës.

“Jam shumë i kënaqur me ndeshjen. Topi ka lëvizur shumë shpejtë. Kemi pasur presion të mirëfilltë edhe në pjesët e mesit te fushës edhe në sulëm, dhe në të gjitha pjesët tjera. Ndërtimi i lojës ka qenë i mirë edhe mentaliteti, por vetëm një gjë besoj që edhe ju e keni vërejtur, është që kemi krijuar shumë raste, por në fund kemi pasur rezultatin vetëm 2-0. Nganjëherë kjo mund të jetë e rrezikshme, por mund të them se jam i kënaqur me këtë. Po ashtu jam shumë i kënaqur që kemi pasur shumë raste me shumë lojtarë dhe kemi bërë diçka që mund të them urime, urime”, tha Challandes.

Me këtë fitore, Kosova rënditet e treta në grupin A, pas Anglisë dhe Çekisë.