Sipas Challandes, Kombëtarja ka pasur një javë intensive

Sipas Challandes, Kombëtarja ka pasur një javë intensive

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes pas përfundimit të ndeshjes është shprehur shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por e di që rezultati është mjaft zhgënjyes.

Challandes karshi zhgënjimit tha se duhet t’i shohim gjërat pozitive.

“Nuk është e lehtë, por kam parë shumë gjëra pozitive.Duhet ta mbajnë atë lojën dhe shpirtin e pjesë së parë. Kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por anglezët kishin një efikasitet të madh, shënoni çdo aksion që kishin. Jam i zhgënjyer por mund të nxjerrë diçka pozitive nga kjo humbje”, deklaroi Challandes.

Trajneri përmendi faktin se Kombëtarja ka pasur një javë intensive.

 ”Patëm një javë intensive. Është mbrojtja që na la keq në ndeshjet e fundit. Nuk mund të bëjmë gabime si kjo. Skuadra luajti ndeshje të mirë, por kur e sheh rezultatin zhgënjehësh.Kemi mësuar shumë gjëra nga këto kualifikime, sidomos nga këto ndeshje. Tani duhet të shkojë në Shkup për të studiuar gjithçka që ka ndodhur”, tha Challandes.

Në fund trajneri i Kombëtares u shpreh se duhet ta pranoj se Kombëtaren po e pret një punë e madhe. /21Media