Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj sot ndeshjen miqësore me Gjibraltarin. Kjo ndeshje është bërë e ditur për publikun muaj më parë.

Ndeshja do të zhvillohet sot në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

Në 15 ndeshjet e fundit, dardanët kanë qenë në formë super të mirë duke mos pësuar asnjë humbje, shkruan rtv21.tv.

Kjo miqësore po zhvillohet para ndeshjes së hënës, ku Kosova do ta luaj përsëri në shtëpi ndaj Malit të Zi në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Është mundësi e mirë për t’u përgatitur për ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi katër ditë më vonë”, ka thënë Challandes në konferencën e mbajtur mbrëmë.

Challandes pritet t’i jap mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak deri më tani. Ky do të jetë 11-shja startuese e ekipit të Kosovës  për ndeshjen e sotme.

Ibrahim Dreshevic, Lirim Kastrati, Visar Bekaj, Arbenit Xhemajli dhe Bernard Berisha pritet të luajnë nga minuta e parë./21Media