Rikthehen Rashica, Shala e Kololli

Rikthehen Rashica, Shala e Kololli

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e muajit tetor.

Kosova do të luajë një miqësore kundër Gjibraltarit më 10 tetor dhe kundër Malit të Zi më 14 tetor, në kuadër të kualifikueses për Euro 2020.

Në këtë listë pas lëndimit janë rikthyer Milot Rashica, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli.

Përgatitjet për këto dy ndeshje Dardanët do t’i nisin të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri”./21Media