Kosova renditet e treta në grupin A

Kosova renditet e treta në grupin A

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” fillimisht do të përballen me Republikën Çeke, më 14 nëntor, në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen, dhe pastaj luajnë kundër Anglisë më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Stërvitja e parë e ekipit kombëtar do të zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin e kryeqytetit. Po ashtu, të hënën në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes do të paraqitet në konferencë për media.

Kosova gjendet në vendin e tretë, në grupin A, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Ndërsa në vendin e parë renditet Anglia, e ndjekur nga Çekia.