Premiera e “Bombshell” në LA

Premiera e “Bombshell” në LA

Yjet e filmit “Bombshell”, Charlize Theron, Nicole Kidman e Margot Robbie, u paraqitën në tepihun e kuq në Los Angeles me rastin e shfaqjes së premierës së filmit.

Edhe kësaj radhe, ato mahnitën të pranishmit dhe mediat me dukjen e tyre, shkruan rtv21.tv

Ngjarja në filmin “Bombshell” bazohet tek disa gra në televizionin amerikan “Fox News”, të cilat vendosin t’i nxjerrin në sipërfaqe sjelljet e përgjegjësit Roger Ailes, për ngacmime seksuale.

Relizimi i këtij filmi fillimisht u bë i ditur në maj të vitit 2017, pas vdekjes së Rogerit.  Ndërsa xhirimet e tij filluan në tetor të 2018-tës, në Los Angeles.

“Bombshell” në SHBA u caktua të lansohet në mënyrë të limituar me 13 dhjetor 2019.

Tashmë dihet se aktoret e mirënjohura, Charlize Theron e Margot Robbie, në ceremoninë e 77-të të nominimeve për çmimet Golden Globes u nominuan për çmimet, Theron për aktoren më të mirë, e Robbie si aktorja më e përkrahur në film./21Media