Kampion i Raiffaisen Streetball Kosova 2017 është ekipi Che Bar, që mbronë titullin edhe një herë tjetër

Kampion i Raiffaisen Streetball Kosova 2017 është ekipi Che Bar, që mbronë titullin edhe një herë tjetër

Në finale ata mposhtën ekipin Shmekat, 21:20.
Kështu, Che Bar, Shmekat, Dhe Air Force One si fitues i vendit të tretë, u kualifikuan në garën e Raiffeisen Streetball Kosova International 2017, që po zhvillohet këtë të shtunë nga ora 15:00, në sheshin ” Zahir Pajaziti ”.

Fituesi i garës vendore Raiffeisen Streetball Kosova 2017, morri edhe 400 euro si shpërblim, derisa vendi i dytë 200, kurse që të dy këto ekipe së bashku edhe me ekipin që u radhit i treti, po luftojnë këtë të shtunë në Raiffeisen Streetball Kosova International 2017 , Për çmimin kryesor, prej 2000 euro të vendit të parë, si dhe biletën për pjesëmarrje dhe udhëtim në Berlin Challenger 2017.

Viti 2017-të, është një vit shumë i rëndësishëm për Streetballin, pasi zyrtarisht basketbolli 3×3, është pranuar si disipline olimpike, dhe debutimin e vet do ta ketë në lojërat olimpike Tokio 2020./21Media