Njëra ndeshje ka përfunduar 2-2, ndërsa tjetra 3-1

Njëra ndeshje ka përfunduar 2-2, ndërsa tjetra 3-1

Ndeshja, Valencia-Chelsea sonte është mbyllur me barazim 2-2, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të parët që kanë kaluar në epërsi ishin vendësit me Carlos Solarin në minutën e 40’. Mysafirët kanë barazuar rezultatin me Mateo Kovacicin një minutë më vonë.

Chelsea ka kaluar në epërsi në minutën e 50’ me Pulisicin. Valencia ka pasur mundësi që ta barazonte rezultatin në minutën e 65’ me Dani Parejon, por ky i fundit e ka humbur penalltinë. Golin e barazimit për vendasit e ka shënuar Wass në minutën e 82’.

Pas këtij barazimi Valencia pozicionohet në vendin e parë me tetë pikë, me po aq pikë Chelsea pozicionohet në vendin e dytë.

Ndërsa, në duelin tjetër, Barcelona ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dortmundit me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Luis Suarez ka kaluar vendasit në epërsi në minutën e 29’, pas asistimit të Messit. Messi ka shënuar për 2-0, në minutën e 33’ pas asistimit të Suarezit. Për rezultatin 3-0 ka shënuar Antoine Griezmann në minutën e 67’.

Dortmundi golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar me golin e Jadon Sanchon në minutën e 77’ për rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona e ka siguruar vendin e parë në Grupin F, me 11 pikë. Kurse, Dortmundi gjendet të vendin e tretë me shtatë pikë./kallxo.com