Dyshja përballen më 23 korrik

Dyshja përballen më 23 korrik

Chelsea do të luajë kundër Barcelonës më 23 korrik në Japoni në kuadër të fazës përgatitore që të dy ekipet do të zhvillojnë në vendin aziatik.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Saitama” që ka kapacitet prej 64 mijë ulësesh.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për tifozët japonezë të dy skuadrave që të shohin nga afër idhujt e tyre.

Chelsea dhe Barcelona edhe në të kaluarën kanë luajtur gjatë fazës përgatitore në verë, por kjo është hera e parë që do të përballen në Japoni.