"Blutë e Londrës" janë duke bërë gati paratë për janar

“Blutë e Londrës” janë duke bërë gati paratë për janar

Chelsea është i gatshëm për të paguar 80 milionë euro për sulmuesin e Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Afati kalimtar në Premier Ligë ka përfunduar, andaj “Blutë e Londrës”, janë duke bërë gati paratë për janar nëse i hiqet pezullimi nga FIFA për të blerë lojtarë ose për verën e ardhshme kur ta përfundojnë dënimin.

Për sulmuesin e Bregut të Fildishtë ka pasur disa oferta nga Arsenali dhe Evertoni, mirëpo asnjë prej tyre nuk është pranuar nga Palace.