Chelsea fiton kupën e Ligës së Evropës

Chelsea fiton kupën e Ligës së Evropës

Në ndeshjen finale të Ligës së Evropës arriti që të triumfoi Chelsea kundër Arsenalit.

Ndeshja e mbajtur në Baku përfundoi me rezultat 4-1.

Me këtë fitore Chelsea arriti të rrëmbejë trofeun e dytë në Ligën e Evropës brenda gjashtë vjetësh, pas atij në vitin 2013.

Eden Hazard me dy gola, të cilat mbase janë të fundit në fanellën e kaltër në karrierën e tij, Olivier Giroud dhe Pedro nga një herë e frymëzuan skuadrën e Maurizio Sarrit drejt triumfit në Evropa Ligë në sezonin e parë të italianit në stolin e Chelseat. /21Media