Chelsea e United sytë tek Neymari

Neymar Junior nuk është më vetëm një talent botëror, por është një nga futbollistët më të mirë në botë

Klubet po çmenden pas tij, pasi me performancat e tij ai ka dëshmuar se është një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme, që shumë kush e cilëson si pasues të Messisë e Ronaldos si futbollisti më i mirë në botë.

Skuadra që ka treguar interesimin më të madh, dhe që ka fonde të mjaftueshme për të bërë ofertë për të është Manchester United, mirëpo skuadra tjetër angleze Chelsea i është bashkuar interesimit për të, shkruan rtv21.tv.

Të dy klubet e Premier Ligës janë të gatshme të paguajnë klauzolën e tij prej 170 milionë funteve, që do ta bënte atë futbollistin më të shtrejntë në botë.

Barcelona nuk është e interesuar që ta shesin yllin e tyre brazilian, mirëpo nëse ai vendosë të largohet, zgjedhjet për të nuk mungojnë./21Media

Back to top button