Mourinho e mbylli sezonin pa trofe

Mourinho e mbylli sezonin pa trofe

Chelsea ka fituar sonte finalen e FA Cup duke e mposhtur Manchester United në “Wembley”.

Chelsea kaloi në epërsi 1-0, me golin e shënuar nga penalltia nga Eden Hazard në minutën e 20-të, dhe ky ishte edhe rezultati përfundimtar i përballje së dy ekipeve të famshme angleze.

Derisa, Antonio Conte i Chelseas sonte ishte me fat, pasi siguroi një kupë, Jose Mourinho i Manchester Unitedit e mbylli sezonin pa trofe.

Kujtojmë që kjo ishte finalja e 137-të e FA Cup.