Ndeshja ka përfunduar me rezultat 4-1

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 4-1

Chelsea ka fituar sonte kupën e Ligës së Evropës, pasi e mposhtur Arsenalin me rezultat 4-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Baku, goli i parë erdhi në minutën e 49-të nga Olivier Giroud, epërsia e dytë u ngrit nga Pedro Rodriguez (60’) dhe golin e tretë e shënoi nga pika e bardhë Eden Hazard (65’), kurse goli i parë për Arsenalin erdhi Alex Iwobi (69’), për rezultatin 3-1.

Derisa mendohej se Arsenali po rikthehej në lojë, ishte Eden Hazard i cili shënoi golin e tij të dytë të në këtë ndeshje (72’), me të cilin rezultat përfundoi takimi.

Në Baku nuk kishin udhëtuar shumë tifozë të dy klubeve angleze, për shkak të largësisë së madhe nga ishulli evropian. Arsenali kishte shitur vetëm 3.500 bileta, kurse Chelsea kishte shitur pak më shumë se 2.000 bileta.

Kjo finale ishte shumë e hidhur për lojtarët e Arsenalit, të cilët u panë shumë herë me lot në sy. Kurse Shqiptari Granit Xhaka, pati një paraqitje shumë të mirë, veçanërisht në pjesën e parë, ku bëri shumë pasime të mira, por që nuk u shfrytëzuan nga bashkëlojtarët e tij.

Kjo është hera e parë në histori të futbollit evropian, që në finalen e Ligës së Evropës dhe Ligës së Kampionëve ndeshen 4 klubet angleze.

Të shtunën në Madrid zhvillohet Liga e Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhami.